Shërbimet
Onvis ofron për çdo klient të saj një gamë të gjerë shërbimesh për të lehtësuar sa më tepër çdo process të lidhur me shitjen/blerjen ose qiradhënie/qiramarrje e një prone. Onvis bashkëpunon me partnerë serioz në treg për ofrimin e një sër shërbimesh.

Menazhim Prone
Ne ju krijojmë mundësinë që prona juaj të menaxhohet nga një staf profesional për t'ju siguruar jo vetëm mirëmbajtjen, por edhe një menaxhim të suksesshëm duke gjeneruar vazhdimisht të ardhura

Konsulencë ligjore dhe financiare
Ne kujdesemi të ofrojmë për ju ekspertizë profesionale për çdo aspekt ligjor dhe financiar të lidhur me transaksionet e pronës.

Vlerësim prone
Ne mundësojmë vlerësimin real të pronës suaj me ekspertë të liçensuar duke përpiluar raporte e nevojshme për bankën apo institucionin ku çdo klient ka interes.

Mirëmbajtje teknike dhe riparime
Ne ofrojmë skuadra të gatshme teknikësh dhe profesionistë në fushën e ndërtimit për mirëmbajtje dhe çdo riparim të pronës tuaj në 24/7.

Shërbim arkitekture
Ne jemi të gatshëm për t’ju ardhur në ndihmë nëse dëshironi që prona juaj të arredohet nga profesionistë. Onvis ofron suportin përmes arkitektëve të saj duke ju mundësuar një shërbim cilësor dhe bashkëkohor sipas kërkesave të çdo klienti.

Shërbime pastrimi dhe transport
Ne suportojmë çdo klient për shërbime të ndryshme në sektorin e pastrimit dhe të transportit për çdo objekt, banesa, zyra etj, përmes një ekipi profesional në këtë sektor.